Bota
Kushtet për të nisur fluturimet
Në muajin e ardhshëm pritet që të diskutohet se si do të nisin fluturimet në Evropë
Komisioni Evropian do të paraqesë muajin e ardhshëm një sërë rregullash për rihapjen e sigurt të udhëtimeve ajrore kur të mbarojnë bllokimet e pandemisë së koronavirusit, përfshirë distancimin shoqëror në aeroporte dhe në aeroplane, tha shefi i transportit të Bashkimit Evropian.
Komisioneri i Transportit, Adina Valean, tha se disa rregulla të distancimit social në aeroporte dhe aeroplanë do të duhet të respektohen për të garantuar sigurinë e udhëtarëve, duke shtuar se masat, që janë ende në shqyrtim, do të përfshijnë edhe veshjen e maskave të fytyrës dhe dezinfektimin e aeroplanëve dhe aeroporteve.
“E gjithë kjo duhet të jetë pjesë e atyre udhëzimeve dhe ndoshta deri në mes të majit mund ta paraqisim këtë strategji për të cilën po punojmë,” shkruajti Valean në Twitter, transmeton Monitor.
Linjat ajrore kanë ngritur shqetësimin se masat për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë mund të ndikojnë në përfitimin e tyre pas përfundimit të kufizimeve të udhëtimit, përcjell albinfo.ch.
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka vlerësuar se kriza mund t’i kushtojë linjave ajrore në total 314 miliardë dollarë.
Valean tha se masat për distancimin shoqëror të mbeten në fuqi për aq kohë sa nuk ka trajtim ose vaksinë kundër Covid-19, ndërsa ende nuk dihet se kur do të fillojë të operojë industria ajrore.
“Nuk mund të them tani kur kjo do të fillojë të ndodhë sepse ne duhet të dëgjojmë këshillat e specialistëve të shëndetit”.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













