Kosova
Kusht mbi kushte themelimi i Asociacionit
Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është “kusht mbi të gjitha kushtet” për normalizim të marrëdhënieve. Kështu thonë disa burime diplomatike në Bruksel, duke pranuar – ndonëse jozyrtarisht – se Asociacioni është prioriteti numër një, edhe pse Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë, që duhet të shpjerë në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duhet zbatuar plotësisht, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Për themelimin e kësaj bashkie, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë. Beogradi ka insistuar në kompetenca të gjera për këtë asociacion, ndërsa Prishtina i ka kundërshtuar ato, duke thënë se mund ta rrezikojnë funksionalitetin e shtetit.
Nga BE thonë se hapi i parë drejt themelimit të Asociacionit është bërë me paraqitjen e draft-statutit të tij, më 2 maj në Bruksel, edhe pse palët kanë shprehur qëndrime shumë të kundërta në lidhje me atë dokument.
Drafti-statuti u paraqit nga një ekip menaxhues – i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb – gjatë një takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel.
Sipas draft-statutit të prezantuar Asociacioni do të jetë një “formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave”, shkruan REL.
Për BE-në, ndërkaq, prezantimi i draft-statutit ka “rëndësi edhe simbolike, edhe përmbajtjesore”.
“Nuk e kishim parë dokumentin para prezantimit. Por, nuk ishte befasi për ne, sepse kishim dëgjuar qëndrimet e palëve më herët. Ishte propozim për kompetenca shumë të gjëra ekzekutive. Dhe, për ne nuk ishte befasi që Kurti e refuzoi. Kurti prezantoi propozimin e tij, krejt të kundërt nga drafti i Ekipit Menaxhues. Asgjë e papritur nuk ishte as kjo. Tash duhet të tentojmë t’i tejkalojmë dallimet mes palëve. Prandaj, prezantimi nuk ishte akt në vete, por nisje e një procesi të domosdoshëm“, thotë një zyrtar i lartë i BE-së për REL.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









