Lajme
Kush vozit nga sot pa vinjetën e re, mund të gjobitet me 200 franga
Afati ka mbaruar: pa vinjetën 21, shoferët në autostradë mund të gjobiten nga sot. Për refuzuesit e vinjetave, gjoba do të jetë 200 franga
Periudha e faljes nga autoritetet, të atyre që nuk mbajnë vinjetën e re, mbaron më 1 shkurt. Prandaj prej sot, kush kapet në autostradë pa vinjetën 21, mund të marrë gjobën prej 200 frangash, shkruan albinfo.ch.
Vinjeta është zyrtarisht e vlefshme vetëm nëse është ngjitur në xhamin e përparmë të makinës. Në rastin e motoçikletave ose rimorkiove, duhet të ngjitet në një përbërës që nuk mund të zëvendësohet lehtë. Sic raporton 20min edhe kjo mund të jetë e tepërt që nga viti 2022 pasi që qeveria ka vendosur të fusë në qarkullim “vinjetën elektronike” (e-vignettes) në të ardhmen.
Deri atëherë, shoferët mund të blejnë etiketën aktuale 21 me ngjyra në stacionet e benzinës ose zyrat postare për 40 franga.
Në rastin e motoçikletave ose rimorkiove, duhet të ngjitet në një përbërës që nuk çmontohet lehtë.
Vinjeta e vjetër “nuk” duhet të hiqet
Vinjeta e vjetër nuk duhet domosdoshmërisht të zëvendësohet, të paktën nuk ka asnjë detyrim ligjor për ta bërë këtë. Por, TCS rekomandon zëvendësimin e vinjetave të vjetra, përcjell albinfo.ch. Policia mund të penalizojë shoferët nëse shikimi i tyre vështirësohet nga vinjetat e vjetra.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













