Fun
Kush pi më shumë kafe?
Në ditët e sotme, kafeja luan rol të rëndësishëm në çdo profesion.
Në një anketë të kryer nga shtëpia mediale “Pressat” , të cilën e ka publikuar e përditshmja britanike “The Guardian”, 85% e të anketuarve thanë se pinë të paktën tri filxhana kafe në ditë, ndërsa 70% prej tyre pranuan se kapaciteti i tyre në punë është reduktuar pa një dozë të rregullt të kafesë.
“Duket konsumimi i kafesë është bërë i domosdoshëm për njerëzit në shumë profesione. Konsumatorët më të mëdhenj, që pijnë më shumë se katër filxhanë kafe në ditë janë ata të cilët kanë punë stresuese. Më së shumti pinë gazetarë, pastaj vijnë policët dhe mësuesit e shkollave, “thuhet në këtë studim.
Megjithatë, ata që pinë shumë kafe duhet të mësojnë më shumë nga studimi i vitit të kaluar në Universitetin e Karolinës së Jugut, i cili tregoi se konsumimi i përditshëm i kafesë nuk duhet të kalojë 200 miligram ose dy gota të mëdha të kafesë.
Hulumtimi i Pressat tregon se profesionistët e anketuar kanë treguar se nuk kanë njohuri për efektet e dëmshme të kafesë, 62% e të anketuarve thanë se nuk e dinë se çfarë rreziqe shëndetësore sjell konsumimi i tepruar i kafesë.
Listën e konsumatorëve më të mëdhenj të kafesë në mesin profesioneve në Britaninë e Madhe e kryesojnë gazetarët dhe stafi i mediave, pastaj vijnë policët, mësuesit, shitësit, stafi mjekësor, menaxherët, punëtorët në shitje telefonash, IT etj.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










