Lajme
Kush janë të arratisurit më të kërkuar në Europë?
Trafikanti i kokainës, Jowl Soudron, është një ndër 62 të arratisurit më të kërkuar në Evropë, sipas një liste të publikuar të premten.
Policia thotë se ka gjurmuar 42-vjeçarin deri kur në vitin 2011 në Le Havre u zbulua 230 kg kokainë nga Guadalupa.
Sipas hetuesve, Soudron ka investuar shumë në ekonominë legale në Afrikën frëngjishtfolëse për të pastruar paratë nga trafikimi.
Në vitin 2016, ai u arrestua në Mali dhe u dënua me 6 vjet burgim, për një rast tjetër për të cilin ishte dënuar edhe në Francë.
Jowl Soudron arriti të arratisej në vitin 2018.
Fytyra e Soudron qarkullon mes dhjetëra individëve të tjerë, të konsideruar nga policia si më të kërkuarit në Evropë.
Vitin e kaluar, fushata vjetore e BE-së çoi në arrestimin e 5 prej të arratisurve të listuar. Që nga fillimi i fushatës në vitin 2016, 110 të arratisur janë arrestuar, 41 prej të cilëve janë kapur falë faqes eumostwanted.eu, ku afishohen të kërkuarit.
“Në qendër të kësaj fushate është drejtësia për viktimat”, tha zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Operacioneve të Europolit, Jean-Philippe Lecouffe në një deklaratë.
“Duke kontrolluar faqen e internetit më të kërkuar të BE-së dhe duke parë të arratisurit, ju mund të ndihmoni në kapjen e një krimineli”, tha Jean-Philippe Lecouffe./Euronews
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













