Uncategorized
Kush fitoi dhe ku do të ketë balotazh?
Sipas të rezultateve preliminare 19 komuna janë në balotazh, po aq janë fituar në raundin e parë
Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të publikuara online, mund të dihet tashmë se shumica e komunave të mëdha do të shkojnë në balotazh për zgjedhjen e kryetarëve të rinj, raporton “Evropa e Lira”.
Derisa, në disa komuna, kryetarët janë zgjedhur qysh në raundin e parë të votimeve, përcjell albinfo.ch.
Nga të dhënat online, në shumicën e 38 komunave të Kosovës votat e numëruara arrijnë deri në 90 për qind. Sipas të rezultateve preliminare 19 komuna janë në balotazh, po aq janë fituar në raundin e parë.
Komunat dhe kandidatët që shkojnë në balotazh:
Prishtinë: Shpend Ahmeti nga LVV dhe Arban Abrashi nga LDK.
Gjakovë: Ardian Gjini nga AAK dhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa.
Gjilan: Lutfi Haziri nga LDK dhe Sami Kurteshi nga LVV.
Mitrovica e Jugut: Valdete Idrizi nga PDK dhe Agim Bahtiri nga AKR.
Prizren: Shaqir Totaj nga PDK dhe Mytaher Haskuka nga LVV.
Ferizaj: Agim Aliu nga PDK dhe Muharrem Sfarqa nga LDK.
Istog: Haki Rugova nga LDK dhe Gani Dreshaj nga AAK .
Obiliq: Xhafer Gashi nga AAK dhe Mehmet Krasniqi nga LDK.
Podujevë: Agim Veliu nga LDK dhe Ajet Potetra nga LVV.
Klinë: Besim Hoti nga LDK dhe Zenun Elezaj nga AAK.
Kaçanik: Besim Ilazi nga PDK dhe Basri Kodra nga LVV.
Kamenicë: Qëndron Kastarati nga LVV dhe Shaip Surdulli nga LDK
Rahovec: Smajl Latifi nga AAK dhe Ibrahim Kryeziu nga LDK .
Shtime: Naim Ismajli nga PDK dhe Fatmir Rashiti – kandidat i pavarur.
Suharekë: Bali Muahrremaj nga AAK dhe Sali Asllanaj nga LDK.
Vushtrri: Ferit Idrizi nga PDK dhe Xhafer Tahiri nga LDK.
Malishevë: Ragip Begaj nga Nisma dhe Mursel Gashi nga PDK.
Dragash: Selim Kryeziu nga LDK dhe Shaban Shabani nga PDK.
Kllokot: Strahinja Spasiç Lista Serbe dhe Bozidar Dejanoviç nga GI.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:
Pejë: Gazmend Muhaxhiri nga LDK.
Deçan: Bashkim Ramosaj nga AAK.
Fushë Kosovë: Burim Berisha nga LDK.
Skenderaj: Bekim Jashari – kandidat i pavarur.
Drenas: Ramiz Lladrovci nga PDK.
Han i Elezit: Rufki Suma – kandidat i pavarur.
Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe.
Leposaviç: Zoran Todiç nga Lista Serbe.
Lipjan: Imri Ahmeti nga LDK.
Novobërdë: Svetislav Ivanociç nga Lista Serbe.
Shtërpcë: Bratislav Nikoliç nga Lista Serbe.
Viti: Sokol Haliti nga LDK.
Zubin Potok: Stevan Vuloviç nga Lista Serbe.
Zveçan : Vuçina Jankoviç nga Lista Serbe.
Junik: Agron Kuqi nga AAK.
Mamushë: Abdulhadi Krasniç nga KDTP.
Graçanicë: Srdjan Popoviç nga Lista Serbe.
Ranilug: Gradimir Mikiç nga Lista Serbe.
Partesh: Dragan Petkoviç nga Lista Serbe.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










