Futboll
Kush është favorit për titullin ‘Euro 2024’?
Tashmë dihen emrat e 21 nga 24 përzgjedhjet që do të luajnë në Euro 2024, dhe kompanitë e basteve kanë publikuar tashmë shanset për fituesin e mundshëm të kësaj gare prestigjioze, përcjell albinfo.ch.
Të gjithë gjigantët e futbollit evropian do të marrin pjesë në kampionatin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.
Kompanitë e basteve i shohin nënkampionët aktualë të botës, Francën dhe nën-kampionët aktualë të Evropës, Anglinë, si favoritët kryesorë për titullin, duke u dhënë atyre shanse të barabarta për të fituar titullin më 14 korrik të vitit të ardhshëm.
Në vendin e tretë të lartë janë mikpritësit, Gjermania, të ndjekur nga Spanja dhe Portugali, përcjell Telegrafi.
Kampioni aktual i Evropës, Itali, është vetëm në vendin e gjashtë me Belgjikën dhe Holandën.
Sa u përket vendeve të rajonit, Kroacia është favorite e nëntë, Sllovenia favoritja e 17-ta, ndërsa Shqipëria është në vendin e fundit.
Shanset për të fituar Euro
Francë – 5
Anglia – 5
Gjermani – 7
Spanja – 8
Portugalia – 10
Itali – 15
Holanda – 15
Belgjika – 15
Kroacia – 25
Danimarka – 25
Austri – 50
Zvicra – 50
Serbia – 75
Turqia – 75
Republika Çeke – 80
Skoci – 150
Sllovenia – 200
Rumania – 200
Sllovakia – 225
Shqipëria – 400
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












