Lajme
Kush dorëzon një kallashnikov, merr një laptop
Deputeti Paulin Stërkaj tha se për të nxitur dorëzimin e armeve në Shqipëri, duhet t’u jepet qytetarëve një vit internet pa pagesë, një laptop apo një kompjuter
Komisioni i Sigurisë Kombëtare në Shqipëri ka dhënë një propozim interesant për mbledhjen e armeve në këtë shtet. Anëtarët e këtij komisioni kanë propozuar që mbledhjen e armeve ta stimulojnë me teknologji moderne, laptopë ose edhe internet pa pagesë në konvertim me një armë të dorëzuar.
Komisioni i Sigurisë Kombëtare shtyu deri më 31 dhjetor, afatin e amnistisë për ata që dorëzojnë armët vullnetarisht.
Por deputeti socialist Paulin Stërkaj propozoi që për të nxitur dhe stimuluar familjet që të dorëzojnë armët vullnetarisht, të jepej: për një armë, një vit internet pa pagesë, ose një armë – një laptop ose një armë – një kompjuter.
“Janë armë potenciale për krime të cilat ndodhin edhe në momente gjaknxehtësie dhe janë një derë burgu për secilin që e ka në shtëpi në mënyrë të pavullnetshme. Ju lutem dorëzojeni”, tha ndërkaq deputeti i LSI-së, Flamur Çela.
Amnistia për dorëzimin e armëve parashikon që të mos ketë penalizim ligjore për ata që e dorëzojnë vullnetarisht armën e mbajtur pa leje. Ndryshe, në vitin 2017, kur në Shqipëri ndodhi revolta qytetarë, qindra mijëra armë u vodhën nga depot ushtarake dhe përfunduan në duart e qytetarëve. Këto armë janë bërë burim i konflikteve në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










