Lajme
Kusari – Lila i fton gjermanët të investojnë në Kosovë
Zëvëndëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila prezantoi në Berlin potencialet që ofron Kosova për të bërë biznes
“Kosova ofron mundësi të shumta investimesh, ka pozitë të mirë strategjike dhe ka fuqinë punëtore më të lirë në Eurozonë”, kështu ka deklaruar zv.kyeministrja Mimoza Kusari – Lila në Berlin, në konferencën “Investoni në Kosovë”, e cila është mbajtur me qëllim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë
“Përkundër propagandës për jo stabilitet politik, Kosova është një vend normal, i qetë, stabil dhe i fokusuar drejt zhvillimit ekonomik. Reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës kanë treguar rezultate pozitive. Ne kemi një nga sistemet më të mira të TVSH-së në Evropë dhe se jemi duke punuar me përkushtim të plotë për hapjen e tregjeve me vendet e rajonit”, theksoi Kusari-Lila në vendin me ekonominë më të madhe në Evropë.
Më tutje, zëvëndëskryeministrja tha ritheksuar se Kosova sot është vend shumë më i mirë për investime se sa që ishte më parë.
“Bizneset tani kanë mundësi të regjistrohen në një vend për një ditë, është eliminuar leja e punës, është reduktuar numri i dokumenteve për import dhe eksport, regjistrimi i biznesit bëhet pa pagesë, si dhe mbrojtja e investitorëve është përmirësuar dukshëm. Hapja e 28 qendrave të regjistrimit në të gjitha komunat e Kosovës, do t’iu mundësojë investitorëve qasje më të lehtë të regjistrimit të biznesit. Këto dhe reforma të tjera që jemi duke punuar kanë një qëllim: që Kosova të jetë vendi më i mirë në rajon për të bërë biznes. Ne besojmë që mund të ofrojmë aq sa po kërkojmë”, tha ajo.Nën organizimin e Iniciativës Ekonomike për Kosovë dhe Agjencisë për Promovim të Investimeve, zv.kryeministrja Kusari – Lila vazhdoi fjalimin e saj duke i informuar të pranishmit për raportet tregtare të Kosovës me vende tjera.
“Zgjatja e masave preferenciale me Bashkimin Evropian ka rëndësi të madhe për një investitor të huaj pasi që mundëson se me një fuqi të lirë punëtore të eksportohet në tregun me 500 milionë konsumatorë, BE, pa taksë doganore. Synimi jonë i ardhshëm është fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Bashkimin Evropian”, theksoi ajo.
Në konferencë mori pjesë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, i cili prezantoi zhvillimin e politikave, biznesit dhe ambienti i investimeve në Kosovë, ndërsa në pjesën e dytë të kësaj konference njohës të ekonomisë kosovare prezantuan dhe diskutuan për storjet e suksesit të Kosovës, me fokus të veçantë bashkëpunimi i kompanive kosovare me ato të jashtme, bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










