Bota
Kurtz: BE-ja, pa kontroll të brendshëm të kufijve?
Bashkimi Evropian nuk mund të ekzistojë pa kufij të brendshëm, nëse nuk siguron kontroll efektiv të kufijve të saj të jashtëm, tha në Vjenë ministri i Jashtëm i Austrisë, njëherësh kryetar aktual i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Sebastian Kurtz.
Pas takimit me homologun e tij kroat, Davor Stie, Kurtz u shpreh i kënaqur me mbylljen e “Rrugës ballkanike”, duke shtuar se të gjitha vendet duhet të mbrojnë kufijtë e tyre.
“Mënyra më e mirë për të kontrolluar kufijtë është që të ketë një mbikëqyrje të sigurt, e cila përfshin policinë dhe kontrollin ushtarak me pajisje të sofistikuara”, tha Kurtz, duke shtuar se një gjë e tillë është bërë në Maqedoni.
Kurtz theksoi se BE-ja nuk mund të jetë e lumtur që “routa ballkanike” u mbyll me sukses, duke përkujtuar se gjatë 2015-ës dhe në fillim të vitit 2016 në Evropën Perëndimore nëpërmjet këtij kanali për një ditë arritën 16.000 persona. Pas mbylljes së këtij kanali, ky numër është zvogëluar në nën 1000, tha Kurtz.
Sipas tij, parandalimi i fluksit të madh të refugjatëve është një sukses i madh, por duhet të vazhdojmë luftën kundër kontrabandistëve me njerëz përgjatë “Rrugës së Ballkanit”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









