Lajme

Kurti:Task forca për njohje, mekanizëm për akomodim në Qeveri

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës po shpik institucione të reja, duke mos arritur asnjë rezultat

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, themelimin e task force për njohje nga Qeveria e Kosovës, e ka cilësuar si mekanizëm për akomodim në Qeveri të partnerëve të koalicionit – Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit.

 Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës po shpik institucione të reja, duke mos arritur asnjë rezultat.  “Kjo tollovi qeveritarësh te punët e jashtme është rezultat i akomodimit të interesave e ambicieve personale të politikanëve”, ka thënë Kurti për Express.

 Ditë më parë ministri i Punëve të Jashteme, Enver Hoxhaj paralajmëroi se Qeveria e Kosovës shumë shpejt do ta zyrtarizojë një task force për lobim. 

Sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Thaçit dhe Pacollit, në krye te këtij mekanizmi do të jetë Pacolli, i cili tashmë është duke e ushtruar postin e pëvendëskryeministrit të parë. 

Pa e përmendur emrin e Pacollit, Kurti mendon se nuk janë gjetur njerëzit e duhur për pozitat e shpikura nga Qeveria.