Kosova
Kurti zhvilloi edhe pesë takime tjera të rëndësishme në Nju-Jork
Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi sërë takimesh të rëndësishme me miq të vendit, në ditën e tretë të vizitës në Nju Jork, përcjell albinfo.ch.
Kurti u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, zëvendësndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
“Pesë takime tjera të rëndësishme për raportet tona me miq të çmueshëm dhe për mundësi të reja, në ditën e tretë të qëndrimit në Neë York. Biseda produktive për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan”, shkroi i pari i qeverisë në Facebook.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











