Kosova
Kurti: Zajednicën nuk do e lejojmë
Nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kreu i kësaj partie, Albin Kurti ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Ai ka thënë se Qeveria Haradinaj do të duhej ta humbiste legjitimitetin në Kuvend dhe sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje, transmeton albinco.ch. “Dëshirojnë ta sjellin Zajednicën në gusht, kur Kuvendi është në pushim dhe qytetarët janë të shpërqendruar nga politika sepse janë duke pritur të afërmit e tyre që vinë nga jashtë vendit, janë duke organizuar dasma ose kanë shkuar në plazh. Politikë e ulët e qeverive frikacake, këto janë qeveria e tanishme sikurse ato të mëparshme që sjellin vendim që shkatërrojnë sovranitetin e Kosovës në një kohë kur praktikisht e gjithë politika është e suspenduar”, ka thënë Kurti.
Ai ka theksuar se ata do vazhdojnë ta kundërshtojnë formimin e Asociacionit. “Zajednica është e papranueshme, ne duhet të bëjmë çmos që t’i dalim përpara kësaj situate e mos të lejojmë bosnjizimin e Kosovës”, ka thënë Kurti.
Kurti ka akuzuar në këtë mbledhje deputetët e larguar nga partia e tij, duke thënë se ata e kanë dëshiruar shkatërrimin e Vetëvendosjes.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









