Lajme
Kurti: VV ka përkrahjen e ndërkombëtarëve për të formuar Qeverinë
“Në vitin 2014 ka pasur edhe kritere shtesë për qeverisjen e Vetëvendosjes përveç votave, tashmë nuk ekzistojnë kriteret e tilla. Ne trajtohemi në mënyrë të barabartë dhe kushdo që krijon shumicën do të krijojë Qeverinë"
Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon regjistrimi i deputetëve të legjislaturës së re, ndërsa ka mbetur edhe pak që të përfundojë ky proces. Pasi është regjistruar si deputet, i nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se ata e kanë përkrahjen e ndërkombëtarëve për ta formuar qeverinë e re së bashku me koalicionin LAA.
“Në vitin 2014 ka pasur edhe kritere shtesë për qeverisjen e Vetëvendosjes përveç votave, tashmë nuk ekzistojnë kriteret e tilla. Ne trajtohemi në mënyrë të barabartë dhe kushdo që krijon shumicën do të krijojë Qeverinë e cila pranohet dhe mbështetet nga faktorët ndërkombëtarë. Theksojmë rëndësinë e partneritetit edhe bilateral edhe multilateral me shtete e Perëndimit e në veçanti me ShBA-në”, është shprehur Kurti transmeton albinfo.ch.
Ish lideri i LVV-së edhe njëherë ka rikonfirmuar se Vetëvendosja nuk e voton Kadri Veselin, për kryetar të Kuvendit.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













