Kosova

Kurti vendos në fillim të javës nëse shkon në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk ka marrë vendim nëse do i përgjigjet pozitivisht ftesës së shefit të Diplomacisë Evropiane, Josep Borrel.

Ai ka përmendur dy data potenciale për takimin në Bruksel me presidentin serb, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por thotë se në fillim të javës së ardhshme vendos nëse do shkojë apo ajo.

“Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po shkon në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesëpikësh mirëpo tash kemi një kërkesë që takimi të jetë në javën e ardhshme, njëherë u tha data 22 pastaj u tha data 23 pastaj sërish data 23, unë do ta diskutoj me ekipin tim dhe me siguri që do të japim një përgjigje në fillim të javës së ardhshme”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.

Kurti ka thënë paraprakisht se është i gatshëm për takime të nivelit të lartë për depërshkallëzim të situatës në veri.