Kosova
Kurti uron kancelarin e ri gjerman dhe falënderon kancelaren Merkel
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar kancelaren gjermane Angele Merkel me rastin e përfundimit të mandatit të saj në krye të Qeverisë gjermane dhe e ka uruar kancelarin e ri gjerman, Olaf Scholz, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Kurti ka thënë se “sot i themi lamtumirë dhe faleminderit kancelares Merkel për lidershipin në Evropë dhe botë”.
“Një mirëseardhje e përzemërt kancelarit të ri, socialdemokratit me të cilin pres të promovojmë demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter.
Parlamenti i Gjermanisë e ka zgjedhur sot socialdemokratin Olaf Scholzin kancelarin e nëntë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore, duke hapur një epokë të re për vendin më të populluar të Bashkimit Evropian pas mandatit 16-vjeçar të Angela Merkel.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













