Kosova
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë dje në pritjen e organizuar nga Ambasada e Austrisë në shënim të Ditës Kombëtare të Austrisë, ku ishte folës kyç, përcjell albinfo.ch.
Në fjalën e tij, ai tha se është një kënaqësi e madhe të festojnë së bashku Ditën Kombëtare të Austrisë, një vend me rëndësi të madhe për Republikën tonë, për mbështetjen politike dhe ekonomike që na ka dhënë ndër vite, por edhe për lidhjet tona të forta kulturore dhe historike.
“Austria dhe Kosova kanë ndërtuar një partneritet të fortë gjatë dekadave, duke filluar me ndihmën tuaj gjatë viteve të vështira të okupimit dhe luftës dhe më pas duke vazhduar me njohjen e pavarësisë sonë në vitin 2008”, veçoi kryeministri.
Por sot, tha më tej ai, marrëdhëniet tona kanë marrë një dimension të ri. Me rreth 100,000 kosovarë dhe shtetas austriakë me origjinë nga Kosova që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Austri, ne kemi krijuar një urë të qëndrueshme ndërmjet popujve tanë, një urë të ndërtuar mbi respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta.
“Eksportet dhe importet ndërmjet dy vendeve tona janë gjithnjë në rritje, ndërsa sipas Bankës Qendrore të Kosovës pothuajse gjysmë miliard euro është shuma e investimeve direkte austriake në vendin tonë”, shtoi ai, ku ndër tjera tha se përveç investimeve të rëndësishme austriake në sektorin bankar, energjetik dhe të shërbimeve të Kosovës, kemi forcuar edhe lidhjet kulturore dhe artistike.
Kryeministri gjithashtu nënvizoi edhe mbështetjen e fortë austriake ndaj Kosovës në integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, derisa falënderoi edhe ushtarët austriakë të KFOR-it për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë jo vetëm në vendin tonë por në mbarë rajonin. “Me angazhimin dhe përkushtimin e saj, Austria është pa dyshim pjesë e historisë së Kosovës dhe e ardhmja e Kosovës”, theksoi ai.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Schnetzer për përkushtimin dhe punën e tij të palodhur dhe i uroi popullit austriak Ditën Kombëtare të Austrisë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












