Kosova
Kurti uron Ditën e Evropës: Ne shikojmë kah BE
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti uron Ditën e Evropës
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka folur rreth historisë së Evropës dhe për rrënojat nga Lufta e Dytë Botërore.
” Ne shikojmë kah Bashkimi Evropian. BE-ja duhet të kujdeset për ne. Ballkani Perëndimor dhe BE-ja janë ekonomikisht dhe gjeopolitikisht, historikisht dhe kulturalisht, shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrin. Progresi Evropian varet nga të kuptuarit e kësaj”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Për 9 majin – Ditën e Evropës!
Shtatëdhjetë vjet më parë, Evropa ishte ende duke pastruar rrënojat e lëna nga Lufta e Dytë Botërore. Dhimbja dhe vuajtja ishin të mëdha, urrejtja dhe mosbesimi ishin mbizotëruese.
Duke u bazuar në përvojat e së kaluarës, shumë kishin frikë se paqja në Evropë ishte vetëm e përkohshme, dhe se një konflikt tjetër midis Francës dhe Gjermanisë me përfshirje edhe të vendeve tjera ishte i gjasshëm. Por, një njeri që kishte provuar shkatërrimin e fuqishëm të luftës dhe i cili kishte parë anën e errët të arsyes njerëzore, kishte një ide radikale. Aty ku të tjerët panë luftë të pashmangshme, ai pa mundësinë për paqe dhe bashkëpunim, dhe ku të tjerët panë konkurrencë ku fitorja e njërit është humbja e tjetrit, ai pa mundësinë që të gjithë të fitonin.
Më 9 maj 1950, Robert Schuman, Ministri Francez i Punëve të Jashtme, i propozoi një plan Kancelarit Gjerman Konrad Adenauer, i cili u përpoq të vinte prodhimin franko-gjerman të qymyrit dhe çelikut të përdorur për prodhimin e armëve shkatërruese, nën një autoritet më të lartë. Ky autoritet u njoh si Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut (ECSC), i cili vendosi themelet për një Evropë paqësore dhe të bashkuar, të cilën sot e quajmë Bashkimi Evropian.
Historia është një seri e gjatë mësimesh të vështira. Por mbase pjesa më e rëndësishme për të mësuar është se paqja kërkon edhe drejtësi, por edhe përgjegjësi. Ne e dimë se pa gjyqet e Nurembergut dhe gjunjëzimin e Willy Brandt, pajtimi nuk do të ndodhte kurrë.
BE-ja u ndërtua përmes betejës kundër fashizmit. Paqja Evropiane ka në themel antifashizmin. Ndërsa shënojmë këtë ditë, le të kujtojmë se paqja nuk është thjesht mungesa e konfliktit të dhunshëm, por prania aktive e drejtësisë së vërtetë. Një paqe e drejtë me një shtet të mirëqenies që funksionon për të gjithë pa marrë parasysh kombësinë, fenë dhe gjininë.
Ne shikojmë kah Bashkimi Evropian. BE-ja duhet të kujdeset për ne. Ballkani Perëndimor dhe BE-ja janë ekonomikisht dhe gjeopolitikisht, historikisht dhe kulturalisht, shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrin. Progresi Evropian varet nga të kuptuarit e kësaj.
Gëzuar Ditën e Evropës!
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













