Kosova
Kurti u prit nga Macroni në një darkë në Pallatin Élysée
Kurti: Kishim nderin dhe kënaqësinë të jemi në darkën solemne në Pallatin Élysée
Kryeministri Albin Kurti ka qenë i ftuar në darkën e shtruar në Pallatin Elysee nga Presidenti dhe Zonja e Parë e Francës, Emmanuel dhe Brigite Macron. Bashkë me Kurtin ka qenë edhe gruaja e tij, Rita Augestad Knudsen.
Pamjet nga kjo darkë, Kurti i ka publikuar sot në Facebook.
“Pas diskutimeve në Forumin e Paqes në Paris, mbrëmë patëm nderin dhe kënaqësinë të jemi në darkën solemne në Pallatin Élysée. Bashkë me gruan time Ritën, u pritëm nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron”, ka shkruar Kurti.
Në këtë darkë e pranishme ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.
Osmani e Kurti po qëndrojnë në Paris në kuadër të Forumit të Paqes që po mbahet atje.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













