Kosova
Kurti tregon se sa është shifra e kontributeve nga diaspora
720 mijë euro ka kontribuar diaspora në fondin emergjent.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se janë mbledhur 720 mijë euro nga mbështetja financiare e diasporës për luftimin e COVID-19.
Duke i falënderuar të gjithë që kontribuan për këtë ndihmë financiare, Kurti ka thënë se diaspora ka një rëndësi shumë të madhe për Republikën e Kosovës dhe se kjo rëndësi e saj është reflektuar në vëmendjen që ajo ka në Programin e Qeverisë.
“Në këtë drejtim, ne e mendojmë ta fuqizojmë rolin e ndërmjetësues të diasporës në takime të niveleve të larta tek vendimmarrësit politikë dhe korporatat e mëdha në vendet ku ata jetojnë, duke krijuar mekanizma, sikurse ai i Këshillit Nacional për Investime të Huaja dhe Strategjike, që do të vendoset në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Tutje, ne e shohim diasporën si kapital human, përpos financiar”, ka thënë Kurti gjatë një bashkëbisedimi virtual me përfaqësues dhe ndërmarrës të platformave ekonomike në Evropë.
Po ashtu, sipas një komunikate të qeverisë në detyrë, Kurti ka thënë se “janë duke punuar me vëmendje të plotë në menaxhimin e pandemisë COVID-19”.
Ai ka paralajmëruar hapjen e kufijve të Kosovës për bashkatdhetarët.
Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë mbi 850 mijë banorë.
Ekonomia e Kosovës vazhdon të ketë një varshmëri të madhe nga remitencat apo dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës.
Në vitin 2019, vlera e remitencave ishte mbi 800 milionë euro.
Këto mjete përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të ulëta.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim













