Kosova
Kurti thotë se s’është e vërtetë që po i prish marrëdhëniet me aleatët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk janë të vërteta akuzat që ai është duke i prishur marrëdhëniet me aleatët, pas zhvillimeve të fundit sa i përket hyrjes në fuqi të Rregullores së BQK-së e që lidhet me dinarin serb, përcjell albinfo.ch.
Ai këto deklarime i bëri gjatë ceremonisë inauguruese të objektit të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.
Ai u pyet sa u përket akuzave të oponentëve politikë, të cilët janë duke akuzuar Kurtin se është duke i bërë dëm të madh Kosovës e duke përkeqësuar raportet me ndërkombëtarët.
Kësaj pyetjeje Kurti iu përgjigj shkurt: “Nuk është e vërtetë”, tha ai.
Sa i përket çështjes së dinarit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Bashkimi Evropian kanë qenë të përbashkuar në kritikën ndaj qeverisë “Kurti”, duke kërkuar që vendimi i BQK-së të shtyhet.
SHBA-ja, aleatja më e besuar e kosovarëve, në disa raste e ka shprehur publikisht kritikën ndaj Qeverisë së Kosovës, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përveç kritikave, kishte edhe një paralajmërim për mundësinë e tensionimit etnik.
Në lidhje me Rregulloren e BQK-së janë mbajtur diskutime edhe në Bruksel ndërmjet delegacionit të lartë të Kosovës dhe Serbisë.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










