Kosova

Kurti, thirrje serbëve të Kosovës t’i konvertojnë targat në RKS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që t’i konvertojnë targat nga ato ilegale në targa RKS, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se afati për konvertimin e targave përfundon më 31 tetor. Deri më 31 tetor qytetarët serbë mund të konvertojnë targat pa pagesë.

“Sot kemi takim me Ursula von der Leyenin, dhe kemi aktivitetet tona ditore. Unë i ftoj të gjithë qytetarët serbë që i kanë targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Komentet Kurti i ka dhënë pas vendosjes së gurthemelit të çerdhes në afërsi të Shkollës së Gjelbër në Prishtinë.