Kosova
Kurti takon zv/presidenten amerikane Kamala Haris në Paris
Albin Kurti nga Forumi i Paqes në Paris takoi figura të larta politike të shteteve të ndryshme, në mesin e të cilave edhe zv/presidenten amerikane, Kamala Harris.
Kryeministri i Kosivës, Albin Kurti në kuadër të qëndrimit të tij në Paris ku po merr pjes në ‘Forumin e Paqes’ takoi figura të ndryshme politike, në mesin e tyre edhe zv.presidenten e SHBA-së Kamala Harris derisa drekoi me presidentin Emmanuel Macron në pallatin Elysee.
“Dje dhe sot po marr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe. Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff. Takime e biseda zhvilluam edhe me liderë të ndryshëm nga rajoni dhe bota”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeto Albinfo.ch.
Për më tepër ai bëri të ditur se në Paris po diskutojnë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë



















