Kosova
Kurti takoi kandidatët shqiptarë për deputetë në Serbi
Kurti takoi 6 nga 7 kandidatët shqiptarë për deputetë në Serbi: Një listë e përbashkët-përfaqësim më i mirë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në dy ditët e fundit në takim 6 nga shtatë kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, të cilët tashmë kanë publikuar kandidaturat e tyre, përcjell albinfo.ch.
Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti i falënderoi pjesëmarrësit Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Shqiprim Jonuzi, Naser Aziri dhe Armend Aliu për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiroi sukses në zgjedhjet e radhës.
“U diskutua gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, diskriminimi që u bëhet atyre dhe asimetria me Kosovën, ku siç dihet, në Kosovë deputetët e Listës serbe i bojkotojnë dhjetë ulëset e rezervuara, ndërkaq në Luginë, shqiptarëve iu pasivizohen adresat dhe diskutohet nëse do të mund t’i arrijnë tre deputetë”, shkruan në njoftim.
Bëhet e ditur se ishte konstatim i përbashkët i palëve që një listë e përbashkët ndihmon shumë drejt përfaqësimit sa më të mirë të shqiptarëve. Në legjislativin e fundit, Shaip Kamberi nga “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ishte deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vladimir Orliq, njoftuan për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjeve lokale në disa qytete dhe komuna. Zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor 2023 dhe në krahina, derisa me shpalljen e zgjedhjeve të reja, Vuçiq ka shpërndarë Parlamentin serb që u zgjodh më 3 prill 2022.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














