Kosova
Kurti takohet me Scholzin dhe kryeministrin spanjoll Sanchez
“Me guxim. Për Evropën” është slogani i Kongresit të 30-të dhe jubilar të Partive të Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë – PES Congress 2022, në Berlin, përcjell albinfo.ch.
Në këtë Kongres janë të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe kryeministir i Kosovës Albin Kurit.
Kryeministri i Kosovës ka pasur takime edhe me kancelarin Olaf Scholz, bashkëkryetarin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Lars Klingbeil dhe shumë personalitete të tjera nga këto parti.
Stefan Löfven është zgjedhur President i ri i PES, në vend të Sergei Stanischew, President i deritanishëm.
Gjatë qëndrimit të tij njëditor në Berlin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar edhe me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez si dhe me kryeministrin e Portugalisë, Antonio Costa.
Kurti në fotografitë e publikuara shihet i afërt me Sanchez.

Spanja është një prej vendeve të BE-së që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
I pari i qeverisë së vendit është takuar edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, deputetë, ministra e liderë të partive socialdemokrate.
“Stefan Löfven i urova pozitën e re si President i PES, kurse e falënderova Sergei Stanischeë për kontributin e tij si President i deritanishëm. Faleminderit kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Lars Klingbeil për organizimin e darkës dhe për të na bashkuar e për të shkëmbyer vlerat e vërteta socialdemokrate. Ishte mirë të takoheshim kryeministrin e Spanjës dhe atë të Portugalisë…”, shkruan Kurti në Twitter.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












