Kosova
Kurti: S’mund të përgjigjem për atë çfarë ndodh në territorin e Serbisë
Tema lidhur me dronët pranë kufirit të Kosovës
Në një prononcim për mediat e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si çështje të Serbisë raportimin se është rrëzuar një dron nga autoritetet serbe afër Rashkës, përcjell albinfo.ch.
Kurti për këtë është pyetur pas Samitit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt të enjten në Berlin, derisa ka thënë se për atë duhet të flasë Beogradi.
Gazetari: Të kujt janë dronët që ishin në kufi me Serbinë?
Kurti: Paj, pyetni në Serbi, çka di unë, pyetini ata. Nuk e di unë dronët e kujt hyjnë në Serbi.
Gazetari: Me siguri se ka informata të sigurisë për këtë.
Kurti: Kështu, kjo ka ndodhur në territorin e Serbisë, pyetini ata. Mbase nuk po mendoni se unë duhet të përgjigjem për atë që ndodh në territorin e Serbisë.
Gazetari: E pse atëherë Serbia e ngriti gatishmërinë ushtarake në territorin e saj?
Kurti: Paj, a po mendoni ju se në një shtet, ku regjimi që qeveris në të nuk është demokratik, gjithçka është racionale? Ka shumë veprime irracionale atje.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













