Kosova

Kurti: Serbia refuzon t’i hapë arkivat për të zhdukurit

Në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkruar në Twitter se Serbia po refuzon ti hapë arkivat, duke e mohuar përgjegjësinë.

”Në ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me forcë, kujtojmë 1617 personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së Kosovës. Mungesa e tyre ende rëndon shumë, pasi Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë dhe refuzon të hapë arkivat dhe të zbulojë vendndodhjet e varrezave masive”, ka shkruar Kurti.