Kosova
Kurti: Rugova ishte intelektual i angazhuar, paqësor, racional e humanist
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, në 16-vjetorin e vdekjes së tij.
Pasi u vendosën lule të freskëta te varri, Kurti tha se Rugova para se të ishte president ishte intelektual i angazhuar, paqësor, i qetë, racional dhe humanist.
“Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Kosovës si zgjedhur me votë popullore më 24 maj 1992 dhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar i zgjedhur në Kuvend më 4 mars 2002. Rugova para se të ishte president, ishte intelektual i angazhuar, paqësor, i qetë, racional dhe humanist”.
Tutje Kurti tha se Rugova ka dhënë kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.
“Sivjet kur ne shënojmë 16-vjetorin e vdekjes së tij, ndodhemi në një vit kur do të shënojmë edhe 20-vjetorin e tij si presidenti i Kosovës së lirë më 4 mars dhe 30-vjetorin e tij si president më 24 maj. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani, sot ne nderim të Dr. Ibrahim Rugova dhe presidentit, te varri i tij vendosëm një kurorë me lule të freskëta”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












