Kosova
Kurti rendit tri sfidat më të mëdha për Kosovën
Kryeministri Albin Kurti thotë se papunësia, korrupsioni dhe Serbia janë tri sfidat më të mëdha për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Krijimi i vendeve të reja të punës, veçanërisht për të rinjtë, është për Kurtin sfida e parë për Kosovën. Ai thotë se për të krijuar vende të reja pune Kosova ka nevojë për investime të huaja direkte dhe vende të reja pune të lidhura me to.
“I inkurajoj të gjitha kompanitë evropiane që të investojnë në Kosovë. Kemi parqe teknologjike si në Prizren, rritje të lartë të eksporteve dhe një fuqi punëtore të re dhe të trajnuar mirë.” – tha Albin Kurti në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”.
Politika tatimore
Kurti thotë se të ardhurat tatimore në Kosovë janë rritur së fundmi me 34 për qind dhe kjo pa bërë ndryshime në politikën fiskale. Sipas tij kjo do të thotë se njerëzit janë përsëri të gatshëm të paguajnë më shumë taksa, sepse e dinë që qeveria e tij nuk është e korruptuar.
Luftimi i korrupsionit
Si sfidë të dyti Kurti sheh luftën kundër korrupsionit. Sipas tij organet e ndjekjes penale dhe të drejtësisë duhet të jenë edhe më efikase dhe të marrin masa edhe më të rrepta.
Strukturat ilegale serbe
Sfida e tretë është sipas kryeministrit Kurti Serbia, të cilën ai e konsideron si kërcënim për Kosovën. Serbia tha ai për gazetën “Die Welt” po ndërton struktura ilegale, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe vazhdon të mbajë lidhje shumë të ngushta me Rusinë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












