Kosova
Kurti: Rashiq u kërcënua vazhdimisht nga Radoiçiqi me mesazhe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është ndërhyrje në sovranitet dhe demokraci të vendit.
Kurti ka thënë se vetë Nenad Rashiqi “është kërcënuar vazhdimisht nga Milan Radoiçiqi dhe njerëzit e tij me anë të mesazheve”.
“Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet tona parlamentare është ndërhyrje në sovranitetin dhe demokracisë sonë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës ka shtuar se Serbia është angazhuar sidomos për ta dëmtuar subjektin politik të udhëhequr nga Nenad Rashiq, si dhe nga Aleksandar Arsenijeviq.
Ai ka thënë se joshja financiare është bërë me anë të ndarjes së 20 mijë dinarëve për të gjithë të papunët.
Sipas Kurtit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e ka autorizuar kryeterroristin Milan Radoiçiq, për ta zbatuar planin për ndërhyrje në Kosovë.
“Presidenti i Serbisë e ka autorizuar kryeterroristin Radoiçiq për ta zbatuar planin për ndërhyrje në Kosovë. Janë kërcënuar përmes Ivan Zaporozhac që do të kenë pasoja nëse nuk e votojnë Listën Serbe”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













