Lajme
Kurti: Qeveria aktuale- një regjim që po egërsohet gjithnjë e më shumë
Albin Kurti tha se qeveria aktuale po ia kushtëzon vetës rënien e shpejtë.
Në mbledhjen e pestë të Këshillit të Përgjithshëm të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, institucionet qeverisësve të vendit i quajti ”regjim që, sipas tij, po egërsohen gjithnjë e më shumë”.
“Kurrë më parë nuk kemi pasur gënjeshtra të pabesueshme, sikurse kohëve të fundit, prej të ashtuquajturës vetëvrasjes së Dino Asanaj, e deri të mbrojtja e prodhimit vendor grek. Është bërë shumë e vështirë ta demaskosh regjimin në Kosovë, jo pse ka maskë të trashë, por se i ka rënë ajo”, tha Kurti.
Privatizimin e KEK-ut, problemet e fundit me importin e çimentos dhe takimin e kryeministrit Thaçi me Tadiqin, Kurti i ka quajtur krim ndaj këtij vendi.
“Janë me dhjetëra qeveritarë dhe miq të tyre biznesmenë, që vet i kanë paratë për ta blerë distribucionin e KEK-ut, nëse ai duhet të shitet për 26 milionë euro. Kryeministri i Kosovës me vëllezërit e tij biologjik, ka mund të blejë distribucionin e Kosovës për 26 milionë euro. Pse edhe ata nuk e blenë vet, se edhe ashtu janë më shumë biznesmen se sa politikanë. Apo ndoshta më shumë besojnë te konsorciumi ‘Çalik & Limak’, se sa te vetja e tyre. Por nëse është kështu, atëherë le të japin dorëheqje sepse, nuk e kanë vendin aty. Është e qartë se këta qeveritarë kanë borxhe personale, që po e lajnë me pasurinë publike”, tha Kurti.
Kreu i Vetëvendosjes i bëri thirrje Bashkimit Evropian, që në vend që të propozimit të bisedimeve me Serbinë, të mendojë se si ta ndryshojë qasjen edhe paradigmën për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Ndryshe, Kurti në mbledhjen e pestë e Këshillit të Përgjithshëm, tha se në programin e Vetëvendosjes, janë dy shtylla themelore, të cilat e nxjerrin Kosovën nga kriza që, sipas tij, janë, shtet zhvillimor për mirëqenie dhe shtet i së drejtës për bashkim.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










