Kosova
Kurti: Qëllim mbetet hapja e arkivave në Beograd, për të zbuluar varrezat masive
Qëllimi kryesor i institucioneve të Kosovës është hapja e arkivave në Beograd, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë homazheve që bëri në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël. Synim, sipas Kurtit, mbetet zbulimi i varrezave masive. “Ne me pikëllim e dhembje kujtojmë humbjet dhe vuajtjet, por në të njëjtën kohë me krenari dhe përgjegjësi do t’i mbajmë lart në prioritet e qeverisë tonë e të institucioneve për drejtësi e rehabilitim”, ka thënë Kurti, përcjellë albinfo.ch.
Kurti ka theksuar edhe një herë se nga Kosova u zhdukën me dhunë mijëra shqiptarë dhe se ata nuk rezultojnë vetëm të pagjetur. “Ata nuk janë thjesht vetëm të pagjetur, ata janë të zhdukur me dhunë dhe dy janë preokupimet tona kryesore, hapja e arkivave në Beograd, meqenëse atje është e vërteta për planet gjenocidale të Serbisë që rezultuan me qindra masakra në Kosovë dhe tjetra është edhe zbulimi i varrezave të reja masive, e dihet që një gjë e tillë ka hasur në shumë obduksione dhe pengesa në Serbi, ku në pesë varreza masive janë zbuluar tashmë në vitet e shkuara afër 1 mijë trupa të shqiptarëve, por natyrisht që ne dyshojmë se ka edhe të tjera. Por, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë, e ndihmuar kërkesa dhe hulumtimi për varreza të tjera”, është shprehur ai, përcjell albinfo.ch.
I pyetur nëse do të kërkojë që Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të kërkojë falje për të gjitha masakrat në Kosovë, Kurti ka thënë se këtu bëhet fjalë për njerëz, të cilët i mohojnë krimet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











