Kosova
Kurti: Pushteti në Serbi mund të nxisë incidente në Gazimestan
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar për mundësinë e incidenteve të organizuara në Gazimestan gjatë shënimit të festës së Vidovdanit. Ai ka theksuar se, sipas vlerësimeve të institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, ka përpjekje për ta bërë këtë tubim sa më masiv, raporton albinfo.ch.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur të enjten, Kurti tha se pushteti në Serbi mund të shfrytëzojë grupe destruktive për të nxitur tensione në Kosovë, në përpjekje për të larguar vëmendjen nga protestat antiqeveritare që pritet të mbahen nesër në Beograd.
“Për të hequr vëmendjen nga protestat antiqeveritare në të njëjtën ditë në Serbi, pushteti në Serbi mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan,” deklaroi Kurti.
Ai bëri të ditur se, sipas informacioneve të sigurisë, janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja për të marrë pjesë në këtë tubim në Kosovë. Sipas tij, grupe të tilla në të kaluarën kanë pasur karakter provokues.
Kryeministri në detyrë u bëri thirrje qytetarëve serbë në Kosovë dhe të gjithë pjesëmarrësve në këtë ngjarje që të respektojnë ligjin dhe të mos bien pre e provokimeve.
“U bëjmë thirrje bashkëqytetarëve, sidomos komunitetit serb, të respektojnë ligjin. U bëjmë thirrje bashkatdhetarëve që të mos bien pre e provokimeve nesër,” përfundoi Kurti.
Shënimi i Vidovdanit në Gazimestan, një ngjarje tradicionale për komunitetin serb, ka qenë në të kaluarën burim tensionesh në Kosovë, sidomos në kontekste politike të ndjeshme. Autoritetet e Kosovës pritet të rrisin masat e sigurisë në zonën përreth monumentit, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











