Kosova
Kurti: Punët kurrë më mirë nuk i kemi pasur me Amerikë
Kurti ka reaguar pas deklaratës së Grenellit
Së fundmi, kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së emisarit për Misione të Posaçme të SHBA-së, Richard Grenell, i cili ka thënë se Kurti po mashtron kur thotë se ka marrëdhëniet më të mira me Uashingtonin krahasuar me qeveritë paraprake, përcjell albinfo.ch.
Kurti ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-në nuk kanë qenë asnjëherë më mirë se tani, teksa ka theksuar blerjen e helikopterëve e avancimin e raporteve në aspektin diplomatik e mbrojtje.
“Çka të bëj unë. Ti e din shumë mirë se tërë jetën time kam qenë aktivist e jo analist. I kemi këto studiot që i analizojnë se çka i tha kështu e pse e këqyri ashtu. Punët kurrë ma mirë nuk i kemi pasur (.v.j. me Amerikën) Po blejmë helikopterë “Black Hawk” pas blerjes së sistemit ‘Javelin‘. Grantin më të madh nga Amerika e kemi marrë gjatë mandatit tonë. Ne kemi bërë avancimin me Amerikën kur raportin me Amerikë nuk e kemi vetëm diplomatik, por e kemi edhe në mbrojtje, e në zhvillim e edhe energji. Nganjëherë ka kritika e vërejtje, por duhet të ecim përpara”, ka thënë Kurti në një televizion lokal në Kosovë.
Gjatë kësaj interviste, Kurti ka folur edhe për ftesën për të dëshmuar në Prokurori Speciale, për çka ka thënë se kjo prokurori po frikësohet të shkojë ta intervistojë në zyrën e tij.
“Unë nuk i frikësohem Prokurorisë aspak, madje i kam ftuar për të ardhur por ata po frikësohen të vijnë. Unë u thashë që guxoj të mos vij, tash ta shohim a guxoni ju të vini. Ata nuk erdhën, nuk ka më as ftesa e as asgjë. Kjo tregon se ka qenë politike. Po të mos ishte politike, e kishin vazhduar ata. Ka një trekëndësh këtu të oligarkëve, të prokurorisë dhe portaleve. Ky është trekëndëshi i Bermudave ku ata po përpiqen ta fundosin anijen e Kosovës si Republikë, meqenëse ata e duan anije tregtare, jo një vend ku qytetarët janë të barabartë por ku ata që e kanë mallin, e caktojnë drejtimin. Ashtu nuk ka më”, ka thënë ai.
Gjatë fushatës parazgjedhore, Kurti nuk ka dhënë asnjë intervistë për televizionet kombëtare.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










