Kosova
Kurti priti në takim Billing, e njofton për Asociacionin sipas modelit kroat
Në kryeministri, dje, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Ilir Kapiti, mirëpriti Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Mediteran në Ministrinë për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar, Victoria Billing, e shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe nga ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Denis Keefe, përcjell albinfo.ch.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se takimi filloi me urimin e Kurti për Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, fundjavën që lamë pas.
Ai i uroi mirëseardhje në Kosovë Billing, të cilën e njoftoi për zhvillimet në vend, me theks te progresi ekonomik dhe demokratike në dy vjetët e fundit, dhe për bashkëpunimin e afërt me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, si rezultat i raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve.
U diskutuan edhe zhvillimet në rajon dhe marrëdhëniet me Serbinë, me theks te zbatimi i Marrëveshjes Bazike të arritur më 27 shkurt në Bruksel.
Kurti e njoftoi znj. Billing për takimin e nivelit të lartë të javës së kaluar, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, edhe për vizionin e propozuar në atë takim, sipas modelit kroat, përkitazi me nenin 7 të Marrëveshjes Bazike.
Ai theksoi se Marrëveshja duhet të zbatohet e plotë dhe pa kushtëzime, dhe se Republika e Kosovës në vazhdimësi është dëshmuar palë e përgjegjshme, konstruktive dhe kreative.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












