Kosova
Kurti: Prioritet dhe urgjencë është siguria e Kosovës
Pas takimit me emisarët evropianë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë të qartë diplomatëve që ishin sot në Prishtinë se prioriteti kryesor dhe çështja urgjente për Kosovën është siguria e saj, pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin e Kryeministrisë të shtunën thuhet se Kurti u ka thënë diplomatëve se ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje të sulmeve të tilla.
Në takim, sipas njoftimit, u diskutua edhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku Kurti ka theksuar se është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re në dialog.
Zyra e Kryeministrisë ka konfirmuar se emisarët kanë ofruar planin e tyre për ecjen përpara në dialog, për të cilin Kurti i ka falënderuar.
“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftim.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mioslav Lajçak, i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë, ishin sot paradite në Prishtinë dhe zhvilluan një takim me Kurtin. Ata kanë thënë se kanë ardhur me një plan, të cilin do t’ia prezantojnë edhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq më vonë. Tutje, ata kanë kërkuar që palët t’i kthehen dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes të arritur më herët këtë vit.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














