Kosova
Kurti: Populli i Kosovës ka pritje të mëdha nga Republika Çeke dhe lidershipi i saj
Populli i Kosovës ka pritje të mëdha nga Republika Çeke dhe lidershipi i saj për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave dhe për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve kosovarë në Evropën kontinentale, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar me rastin e marrjes së presidencës së Bashkimit Evropian nga Republika Çeke.
Ai theksoi se Kosova, si i vetmi kandidat potencial për Bashkimin Evropian që nuk ka aplikuar ende për anëtarësim në BE, gjithashtu pret me padurim për të punuar së bashku ngushtë në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa përgatit aplikimin për anëtarësim në BE.
Kryeministri potencoi se “Kosova është lider rajonal në një sërë renditjesh ndërkombëtare për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, V-DEM dhe Indeksin Botëror të Drejtësisë. Së fundmi RCC publikoi Barometrin Ballkanik, i cili tregoi se qytetarët kosovarë kishin pritshmëritë më të mira për të ardhmen e tyre (49%). Kryeministri Kurti tha se pritjet e tilla të qytetarëve tanë duhet të përputhen me përgjigjen pozitive të Bashkimit Evropian”.
“Kjo presidencë ka një agjendë sfiduese dhe ambicioze, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, sigurinë energjetike, mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike, qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”, tha tutje kryeministri Kurti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












