Kosova
Kurti: Po bëjmë gjithçka që policët të lirohen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një paraqitje para mediave ka thënë se autoritetet kosovare po bëjnë gjithçka që policët patrullues kufitarë të Kosovës të lirohen sa më shpejt nga Serbia.
“Jemi duke bërë gjithçka që ata të lirohen sa më shpejt, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër, i ftojmë edhe një herë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor, kur njësitet e tyre speciale dhe ushtarake dhe policore rrëmbyen policët tanë, njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë, tre policët tanë në Leposaviq, të cilët ndodheshin pikërisht te një rrugë e mbyllur ilegale e kontrabandës”, tha Kurti.
Sipas kryeministrit të Kosovës, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, në fillim të javës do të mund t’i vizitojë policët e paraburgosur në Serbi.
“Sipas të gjitha gjasave, në bazë të lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, theksoi Kurti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













