Kosova
Kurti përkrah SHBA-në pas sulmit në Iran
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj tri objekteve bërthamore në Iran, duke theksuar rëndësinë e çarmatimit bërthamor dhe rolin e SHBA-së si aleat strategjik i Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Në një postim të publikuar të dielën në Facebook, Kurti ka theksuar se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që rrezikojnë njerëzimin.
“Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese,” shkroi Kurti, duke aluduar në programin e dyshuar bërthamor të Iranit.
Ai theksoi se Kosova qëndron përkrah qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kundër pajisjes së Iranit me armë bërthamore, duke e cilësuar Uashingtonin si aleatin më të rëndësishëm të vendit, transmeton albinfo.ch.
“SHBA-ja është aleati kryesor i Kosovës, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku ynë special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur,” u shpreh Kurti.
Reagimi i kryeministrit vjen pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kishin goditur me sukses tri objekte bërthamore në Iran: Fordow, Natanz dhe Esfahan. Trump e quajti operacionin “një sukses të madh ushtarak” dhe paralajmëroi për sulme të tjera nëse Teherani nuk tërhiqet nga programi i tij bërthamor.
Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka deklaruar se nuk është regjistruar rritje e nivelit të rrezatimit përtej zonave të goditura. Zyrtarët iranianë kanë mohuar se objektet bërthamore janë shkatërruar dhe kanë akuzuar SHBA-në për agresion të paprovokuar, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










