Kosova
Kurti: Për tre vjet, eksportet e Kosovës arritën në 2.5 miliardë euro
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik në Zvicër, ku po bëhet promovimi i eksportit të bizneseve kosovare dhe atyre të Zvicrës, tha se progresi ka sjellë prosperitet ekonomik në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, treguesit ekonomikë nuk janë vetëm shifra, por tregues i vizionit ekonomik të vendit.
Ai ka përmendur rritjen e eksporteve të Kosovës, ku është bërë edhe rritje e tregut.
“Çdo gjë tregon se do të bëhemi një vendi i orientuar kah eksporti, nuk është e rastësishme që për dy vjet e gjysmë janë dyfishuar eksportet, ku në tre vjetët e fundit gjithsej vlera e eksporteve të Kosovës ka arritur në 2.5 miliardë euro. Ndërkaq kjo rritje është më shumë se dyfishi, krahasuar me gjashtë vjetët e mëparëshme”, tha Kurti.
Ai ka deklaroi se Kosova ofron shumë prodhime cilësore. Sipas tij, industria e mobilieve përfaqëson një gurthemel të strukturës ekonomike të Kosovës.
Shefi i ekzekutivit ka përmendur sistemin e arsimit dual që ndërlidhet me punë dhe praktikë. Kurti ka ftuar investitorët zviceranë të sjellin kapitalin në Kosovë.
Mbi 25 kompani po marrin pjesë në panairin e ndërtimit Swiss Bau 2024. 12 kompani nga industria e drurit po marrin pjesë me mbështetje të KIESA-s, ndërsa kompanitë e kllasterit, të cilat e kanë ndërtuar edhe shtëpinë e Kosovës nga druri për këtë panair, po marrin pjesë me mbështetje të USAID-it.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












