Kosova
Kurti për moscertifikimin e Listës Serbe: Merr urdhra nga Milan Radoiçiq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se nuk duhej të pritej një qëndrim tjetër nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi Lista Serbe merr urdhra nga Milan Radojiçiq.
VV-ja i ka dy nga 11 anëtarë në KQZ, ndërsa për certifikim kanë mjaftuar tetë. Askush nuk ka mundur të presë se do të jetë ndryshe qëndrimi i përfaqësuesve të LVV në KQZ. Mos ta harrojmë që edhe para sulmit terrorist në Banjskë Lista Serbe ka qenë fort problematike dhe përshkallëzimi i situatës vjen kur ata me urdhër nga Beogradi dhanë dorëheqje në veri të Kosovës, në Polici, gjyqësi, komuna dhe Parlamenti i Kosovës më 5 nëntor 2022. Kur kësaj ia shtojmë edhe sulmin terrorist në Banjskë, i cili është kryer nga nënkryetari i LS-së, i cili vazhdon edhe sot të jetë de facto shefi i LS, sepse eksponentë e LS në krye me Zlatan Elek që është kryetar i LS takohen me Radoiçiqin në Serbi, marrin instruksione, apo urdhra prej tij, është e qartë që qëndrimi jonë si VV nuk ka mundur të jetë ndryshe”, është shprehur ai.
Kryeministri ka potencuar se Lista Serbe është pengesa më e madhe për integrimin e vërtetë të serbëve në Kosovës.
“Qëndrimi negativ, veprimet destruktive dhe sjellja penguese e LS ndaj Kosovës janë të njohura publikisht. LS fatkeqësisht po e përfaqëson shtrirjen e gjerë dhe shkallën e lartë të ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe në zgjedhjet tona demokratike. Politikisht LS është dega më besnike e partisë në pushtet në Serbi dhe bojkoti i tyre ndaj Kuvendit të Kosovës pat nisur me atë urdhrin nga Beogradi më 5 nëntor 2022. LS në pikëpamjen time nuk është shprehje e organizmit politik të serbëve në Kosovë, por diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës duke ia sipërvendosur asaj partie për shef Radoiçiqin”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













