Lajme
Kurti: Pakoja Emergjente Fiskale, ndihmë financiare për shtresat më të varfra
Në një konferencë për media, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, diskutuan rreth aspektit ekonomik për përballjen me Covid-19, më konkretisht për Pakon Fiskale Emergjente.
Kurti tha se Pakoja Emergjente Fiskale është dizajnuar për të arritur ndihmë financiare për shtresat më të varfra.
“Më pas të ndihmojë bizneset për mbulimin e shpenzimeve operative. Në këtë mënyrë që bizneset të funksionojnë. Më pas, të stimulohet rritja e aktiviteteve e të stimulohet punësimi në sektorin privat. Kjo pako s’ka qëllim politikat afatgjate”, tha Kurti.
Masa e parë, sipas Kurtit, është pagesa e dyfishtë e skemës sociale për 3 muaj.
“Pagesa shtesë për 30 euro në muaj për ata që përfitojnë skema sociale, nën 100 euro, dhe atë për 3 muaj”, tha Kurti.
Kurti tha se do të bëhet mbulimi i shpenzimeve për paga në masën e pagës minimale prej 170 euro për 2 muajt e ardhshëm deri në maksimumin e 41 milionë eurove.
Kurti shtoi se pas kësaj Pakoje Fiskale Emergjente, do të pasohet edhe me një pako për rimëkëmbjen ekonomike.
“Jemi të bindur që për fazën emergjente, kjo pako është mjaftueshëm. Edhe po të kemi më shumë para, s’duhet të jenë bosh që në fillim”, tha Kurti, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










