Kosova
Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por i kemi disa dallime
Kurti pranon dallime me SHBA-në, por siguron se marrëdhëniet mbeten të forta
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar të premten se Qeveria e tij në detyrë ka disa dallime në qëndrime me Shtetet e Bashkuara, por ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë prishur, përcjell albinfo.ch.
Gjatë një mbledhjeje të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se dallimet “shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona ndaj Serbisë dhe veprimet kundër strukturave ilegale të saj në Kosovë”. Ai theksoi se, megjithë kritikën e opozitës, Qeveria i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e Ambasadës amerikane.
Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në u tensionuan javën e kaluar, pas vendimit të Amerikës për të pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën. SHBA-ja arsyetoi vendimin me veprimet e Qeverisë në detyrë dhe rritjen e tensioneve në vend.
Kurti sqaroi se pezullimi i Dialogut “nuk do të thotë ndërprerje e komunikimit të rregullt” dhe se procesi strategjik nuk është ndërprerë. Ai theksoi nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal, duke u siguruar qytetarëve se Qeveria e Kosovës në detyrë vazhdon të punojë për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













