Kosova
Kurti: Nuk e kemi refuzuar projektin e gazit amerikan
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur poshtë akuzat e partive opozitare që kinse është duke i dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa i përket anulimit të projektit për gazin.
Ai sqaroi se informacionet dhe aludimet e shumta nuk kanë të bëjnë me refuzim, derisa pohoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me MCC.
“Nuk janë të vërteta akuzat, ne jemi në kontakt me MCC, gjithashtu jemi duke diskutuar se si është më së miri në këtë fazë të përdorim fondet, të cilat do të na ndihmojnë për politikat tona energjetike. Pra, nëse kemi thënë që na duhen më shumë informacion dhe studime, kjo nuk do të thotë se kemi refuzuar, por do të thotë që jemi të përgjegjshëm, fondet amerikane janë të mirëseardhura e të dëshiruara, por edhe do të shfrytëzohen nga Qeveria jonë”, ka thënë Kurti për Ekonomia Online.
Ndërkaq, për samitin në Slloveni ku do të marrë pjesë bashkë me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, ai ka thënë se është i interesuar për marrëveshje ku Kosova trajtohet e barabartë, e prej të cilave përfitojnë qytetarët.
“Ne jemi të hapur dhe të gatshëm, për marrëdhënie sa më të mira fqinjësore, ku në mesin e këtyre gjashtë shteteve vetëm Serbia nuk na njeh, dhe për shkak të ndikimit të saj as Bosnja dhe Hercegovina. Është interesante që shtetet që janë në NATO, të Ballkanit Perëndimor e njohin Kosovën, pra për marrëveshjet ku ne trajtohemi të barabartë dhe i ndihmojnë qytetarët pa dyshim që jemi të gatshëm, edhe sa u përket diplomave e kualifikimeve, pa dyshim që jemi të interesuar”, u shpreh Kurti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











