Kosova
Kurti nga Samiti i Procesit të Berlinit: Katër herë në dy vjetët e fundit Serbia e ka sjellë ushtrinë në kufirin tonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Samiti i Procesit të Berlinit që po mban punimet në Tiranë, në fjalën e tij para homologëve nga vendet e ndryshme të rajonit dhe Bashkimit Evropian, e ka quajtur sulmin e 24 shtatorit, një akt të ligë, të sponsorizuar nga Serbia.
“Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi, edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë, i sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vjetët e fundit Serbia e ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar, teksa shtoi se qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti, por të punojnë për një të ardhme së bashku.
“Ne si udhëheqës të tyre kemi përgjegjësinë për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët. Dhe, si udhëheqës, ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim. Kërkohet një angazhim me mirëbesim për të garantuar efektivitetin afatgjatë të marrëveshjeve tona dhe respektimin e të gjitha palëve në proces”, ka shtuar tutje ai.
Ndër të tjera, Kurti tha se në dy vjetët e fundit, katër herë Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin e Kosovës.
“Edhe njëzet e pesë vjet pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, tha ai.
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










