Kosova
Kurti në përkrahje të kombëtares shqiptare, bashkë me djalin e Adem Jasharit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Tiranë për ta përkrahur kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen që luhet sonte. Kurti ka zgjedhur që atje të shkojë bashkë me djalin e komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzim Jashari.
Për këtë, Kurti ka njoftuar në Facebook, duke inkurajuar futbollistët shqiptarë në rrugëtimin drejt “Euro 2024”, raporton Albinfo.ch.
“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë, në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, ka shkruar Kurti në Facebook, karshi fotografisë me Lulzim Jasharin.
Shqipëria përballet sonte me Çekinë, në “Air Albania”, në një sfidë që mund ta afrojë edhe më shumë përfaqësuesen kuqezi me finalet e “Euro 2024”./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












