Kosova
Kurti në New York: Diaspora është pjesë e pandashme e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar artistë e profesionistë të rinj të diasporës tonë që jetojnë e veprojnë në New York.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim e bashkëbisedim të përzemërt, që u mbajt në hapësirat ku po shfaqet ekspozita e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj, kryeministri Kurti duke i cilësuar ata si ambasadorë që shfaqin para botës se kush janë shqiptarët e çka ofron Republika e Kosovës, theksoi rolin kyç të diasporës në kultivimin e një tradite të pasur kulturore, arritjet e të cilëve na bëjnë krenarë dhe suksesi i tyre shërben si frymëzim për brezat e përkushtuar në të gjitha sferat qoftë teknologji, arsim, biznes e art, transmeton albinfo.ch.
Kurti ka thënë se për Qeverinë, diaspora është pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës dhe shoqërisë sonë.
“Kësisoj, puna e artistëve e profesionistëve të rinj në mbarë botën e veçanërisht në New York, jo vetëm që forcon lidhjet kulturore dhe ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por gjithashtu luan një rol vendimtar në avancimin e reputacionit të Kosovës. Në bashkëbisedim e sipër, kryeministri Kurti i njoftoi të pranishmit për angazhimin e vazhdueshëm për integrimin e kulturës në fusha të tjera të politikbërjes, duke përfshirë edukimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik. Ai tha se kemi rininë me një potencial të jashtëzakonshëm krijues dhe Qeveria jonë do vazhdojë përpjekjet për krijimin e një ambienti të favorshëm krijues, ashtu që Kosova jonë të jetë vend i mundësive e zhvillimit të talentit, si promovues më i mirë i vendit në botë”, thuhet në njoftim.
“Vetëm këtë vit Qeveria ofroi mbështetjen më të lartë financiarë për kulturën prej 8 milionë euro, duke zëvendësuar skemat e mbështetjes, që ju ngjanin skemave sociale, në mbështetje të planifikuar e të kategorizuar e cila synon qëndrueshmërinë dhe pavarësinë ekonomike të organizatave të pavarura kulturore të Kosovës”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












