Kosova
Kurti në Forumin e Varshavës: Poloninë e kemi shtet mik për shumë vjet
Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje për takimet që ka pasur bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe me ambasadorin Drilon Gashi në kuadër të ditës së dytë të Forumit për Siguri të Varshavës, përcjell albinfo.ch.
Ai në Facebook shkruan se në fokus të këtyre takimeve ishin çështjet e sigurisë, mbrojtjes, sundimit të ligjit, digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.
“Takuam zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gawkowski, e ministrin e Drejtësisë, Adam Bodnar, ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur, ambasadorin e Austrisë në Poloni e ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë, Dr. Werner Fasslabend, Andreas Stadler dhe drejtorin e Fondacionit Casimir Pulaski, Zbigniew Pisarski, si dhe me publicistin e njohur polak dhe kryeredaktorin e gazetës Wyborcza, Adam Michnik”.
“Mbrëmjen e përmbyllëm me një pritje të organizuar për diasporën tonë në Poloni. Poloninë e kemi shtet mik për shumë vite. Na ka mbështetur ndër vite. Me hapjen e Misionit të Kosovës në Poloni sivjet, po zgjerojmë dhe forcojmë partneritetin ndërmjet dy shteteve dhe popujve tanë”, shkruan ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













