Kosova

Kurti merr letër nga Macron, Scholz dhe Meloni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin evropian.

Në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit evropian.

“Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit evropian është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives evropiane të vendit”, thuhet në letër./euronews