Kosova
Kurti: Mund të arrihet marrëveshja me Serbinë gjatë këtij mandati
Kryeministri i Kosovës,Albin Kurti, ka shfaqur pritjet që një marrëveshje finale me Serbinë mund të arrihet gjatë mandatit të tij. Megjithatë, ai ritheksoi se nuk mund të ketë marrëveshje pa njohjen reciproke në qendër.
“Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë (marrëveshja finale), por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, (Joe) Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia”, tha Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, transmeton Albinfo.ch.
Duke folur për dialogun me Serbinë, Kurti thotë se është i gatshëm për këtë proces, por shton se takimi i radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të varet nga dialogu në nivel negociatorësh.
“Ne duhet të shohim së pari se si po shkojnë këto bisedimet kësaj jave ndërmjet dy kryenegociatorëve. Në njërën anë është zëvendëskryeministri (Besnik) Bislimi, në anën tjetër është përfaqësuesi i Qeverisë së Serbisë (Petar Petkoviq) dhe më pastaj do të mund të themi se cila është perspektiva e një takimi të ardhshëm, me ç’rast natyrisht se duhet të dihet edhe cili është synimi i një takimi të tillë”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












